Zvicra duhet patjetër ta mund Danimarkën për “mbijetesë” në Ligën A NULL NULL 15.10.2024 13:44 15.10.2024 13:44 Asnjë pikë! Ky është bilanci i kombëtares helvetike në edicionin e sivjetshëm të ‘UEFA Nations League”. Zvicra e Granit Xhakës sonte përballet me Danimarkën dhe vetëm fitorja i kryen punë për të mbajtur shpresat gjallë që edhe edicionin tjetër të jenë në mesin e kombëtareve elitare. Çdo rezultat tjetër do ta ‘nguliste’ në vendin e fundit të grupit 4. Humbja na Serbia e datës 12 tetor, përfundimisht i shoi shpresat e shtetit të “çokollatave” në garën për trofe, njëkohësisht i vendosi me një këmbë një divizion më poshtë, raporton Klankosova.tv. Ndeshja Zvicër – Danimarkë transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion.