Tensione pas finales, Paredes kacafytet me Gavin dhe Garcian NULL NULL 20.07.2026 00:36 20.07.2026 00:36 Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës u mbyll me tensione në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Pas fitores 1-0 të Spanjës në vazhdime, falë golit të Ferran Torresit, disa futbollistë u përfshinë në përplasje, transmeton Klankosova.tv. Në qendër të incidentit ishte Leandro Paredes, i cili u konfliktua fillimisht me Eric Garcian, ndërsa më pas shtyu dhe rrëzoi në tokë edhe Gavin. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së lojtarëve, arbitrave dhe stafeve teknike.