Dëmet nga breshëri, Bajrami thirrje Qeverisë: Mbani mbledhje urgjente, ndani buxhet për kompensim NULL NULL 20.07.2026 18:54 20.07.2026 18:54 Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar dëmet që reshjet e dendura të breshrit shkaktuan këtë të hënë në komunën e Istogut dhe në zona të tjera. Përmes një postimi në facebook, ajo i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë buxhet për kompensimin e tërë këtyre dëmeve, transmeton Klankosova.tv. “Kjo është detyrë e shtetit. LDK kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, që fermerët të mos mbeten çdo vit në mëshirën e fatit. Sot nuk duhen arsyetime, duhen veprime konkrete. Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore”, ka shkruar ajo.