ShBA nis sulme të reja ndaj Iranit NULL NULL 20.07.2026 23:22 20.07.2026 23:22 Foto Ilustrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Pas njoftimit të CENTCOM, mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në provincën Hormozgan, përfshirë zonat Bemani, Bandar Abbas dhe ishullin Qeshm, transmeton Klankosova.tv Sot në orën 4 pasdite sipas kohës lindore, forcat amerikane filluan një raund të ri sulmesh kundër Iranit në drejtim të Komandantit të Përgjithshëm”, shkroi CENTCOM X. Today at 4 p.m. ET, U.S. forces began a new round of strikes against Iran at the Commander in Chief’s direction. The strikes are designed to further degrade Iranian military capabilities used to attack commercial shipping in the Strait of Hormuz. — U.S. Central Command (@CENTCOM) July 20, 2026 . Agjencia shtetërore IRNA njoftoi gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në qytetin portual Bushehr për të kundërshtuar avionë armiqësorë, por sipas autoriteteve lokale nuk është raportuar për goditje, dëme apo viktima. Bushehri është vendndodhja e centralit bërthamor kryesor të Iranit në brigjet e Gjirit Persik.