Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet prizrenasi që dyshohet për bashkëjetesë me të miturën

NULL NULL
21.07.2026 08:54

Një person është arrestuar në Prizren, pasi ai dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.

Për këtë, ndaj tij është iniciuar rasti “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Rasti në organet e rendit është raportuar të hënën, derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme