Nis shembja e 11 shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit NULL NULL 21.07.2026 13:20 21.07.2026 13:20 Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për largimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit, duke nisur shembjen e 11 objekteve banimi që, sipas institucioneve, ishin ngritur në pronë të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”. Kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, ka konfirmuar se shtëpitë ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e ndërmarrjes dhe se aksioni po zhvillohet për rikthimin e saj në administrim, shkruan Radio Evropa e Lirë transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, pronarëve u ishte lënë afat deri më 3 korrik për t’i liruar objektet, por pasi vendimi nuk u respektua, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka nisur zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre. “Ne po e kthejmë pronën tonë. Po rrënohen 11 shtëpitë e ndërtuara ilegalisht në pronën e ndërmarrjes”, deklaroi Mujka. Ai shtoi se, bazuar në të dhënat e mbledhura nga ndërmarrja, pothuajse të gjitha objektet ishin ndërtuar gjatë viteve 2019 dhe 2020, me përjashtim të njërit prej tyre. Derisa në këtë aksion ka asistuar Policia e Kosovës. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani. Aksion në Ujman: Policia asiston rrënimin e 11 shtëpive të pushimit