Summerville mes Romës dhe milionave saudite, Al Hilal futet fuqishëm në garë NULL NULL 21.07.2026 17:12 21.07.2026 17:12 Crysencio Summerville është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Roma ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e anësorit holandez të West Hamit, duke paraqitur një ofertë rekord që i afrohet 50 milionë eurove. Megjithatë, klubi italian tashmë ka një rival të fortë. Al Hilal ka hyrë fuqishëm në garë dhe, sipas raportimeve, është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë dukshëm më të lartë sesa ajo që mund të garantojë Roma, transmeton Klankosova.tv. Klubi saudit ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Summerville, duke e bërë garën edhe më interesante. Tani vendimi i takon vetë futbollistit 24-vjeçar. Nga njëra anë, Roma i ofron mundësinë për të luajtur në një klub historik dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga ana tjetër Al Hilal i vendos përpara një kontratë shumë fitimprurëse. Dilema është e qartë: prestigji dhe futbolli elitar evropian apo milionat nga Arabia Saudite?