Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reshjet e dendura, Haradinaj: Qeveria t’i dalë në ndihmë qytetarëve

NULL NULL
21.07.2026 19:10

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas stuhisë së fuqishme që ka goditur tash e dy ditë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ftuar qeverinë në detyrë, që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional. Ftoj Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, ka shkruar ai.

lajme të ngjashme