Aksident mes dy veturave në Shtime, lëndohen katër persona NULL NULL 21.07.2026 22:00 21.07.2026 22:00 Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zborcë të komunës së Shtimes, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.