Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita barazon ndaj Florianas

NULL NULL
21.07.2026 22:45

Drita ka shpërdoruar mundësinë për të marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, duke barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Floriana FC.

Kampionët e Kosovës kaluan në epërsi thellë në kohën shtesë, kur Liridon Balaj realizoi një supergol në minutën e 90+7, duke i afruar “Intelektualët” drejt një fitoreje të rëndësishme në Maltë, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 90+12 arritën të barazonin rezultatin me golin e Amar Drinës, duke bërë që sfida të mbyllej pa fitues.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të synojë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League.

lajme të ngjashme