Stuhia e fuqishme godet Shkupin, raportohet për dëme të mëdha NULL NULL 21.07.2026 23:24 21.07.2026 23:24 Foto nga Alsat M Një stuhi me fuqi uragani që goditi pasditen e sotme Shkupin, la pas vetes dëme të mëdha materiale duke ‘shkulur’ kulme shtëpish, semaforë, e shumë vetura të mbetura nën pemët e rrëzuara. Në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja për shkak të shkëndijës nga telat e shkëputur një hapësirë afër shtëpive u përfshi nga flakët por u shua falë reshjeve të shiut, shkruan Alsat M, transmeton Klankosova.tv. Çatitë raportohet se fluturuan nëpër qytet, duke shkaktuar rrezik të madh. Në një lagje të Çairit pema e shkulur nga erërat e fuqishme bllokoi edhe një veturë të policisë. Pos Shkupit situatë e ngjashme me stuhi të fuqishme u regjistrua edhe në qytetin e Kumanovës duke shkaktuar dëme të shumta, me shumë pemë të rrëzuara dhe çati të rrëzuara. Edhe në Tetovë në disa vende stuhia ka shkaktuar dëme materiale.