Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MrBeast kurorëzon dashurinë e tij me Thea Booysen

NULL NULL
21.07.2026 21:23

Ylli i njohur i YouTube, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren afatgjatë, Thea Booysen.

Çifti, i cili prej vitesh ka ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tyre, thuhet se ka celebruar martesën në një ceremoni intime, në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku miliona fansa kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

MrBeast, i njohur për videot e tij spektakolare dhe aktivitetet bamirëse, ndërsa Thea Booysen, autore dhe krijuese përmbajtjesh nga Afrika e Jugut, janë konsideruar prej kohësh një nga çiftet më të pëlqyera në internet.

lajme të ngjashme