Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohet renditja e re nga FIFA, këto janë pozitat e Kosovës dhe Shqipërisë

NULL NULL
21.07.2026 19:28

Pas përfundimit të Kupës së Botës, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Kosova ka ruajtur pozitën e saj, ndërsa Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë.

Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 67-të, një pozitë më poshtë se në renditjen paraprake, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë ndryshim ndikoi paraqitja e Ganës në Botëror, e cila u ngjit për tetë pozita dhe kaloi Shqipërinë, duke u renditur në vendin e 65-të.

Ndërkohë, Spanja, pas triumfit në Kampionatin Botëror, ka marrë kreun e renditjes së FIFA-s, duke e zbritur Argjentinën në pozitën e dytë.

Kombëtarja e Kosovës vazhdon të jetë në pozitën e 78-të, njëjtë si në renditjen e kaluar.

“Dardanët” nuk zhvilluan ndeshje gjatë periudhës së Botërorit, prandaj nuk patën ndryshime në klasifikim.

Kjo pozitë mbetet historikisht më e larta e arritur nga Kosova në renditjen e FIFA-s.

lajme të ngjashme