Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tragjikisht në Shkup

NULL NULL
21.07.2026 17:28

Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit tre kosovarëve, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Në banesën e fundit u përcollën Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas pamjeve nga Klan Kosova, numër i madh i qytetarëve morën pjesë në varrimin e tre mërgimtarëve.

Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës./Klankosova.tv

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

lajme të ngjashme