Erërat e forta rrëzuan lisin mbi dy vetura në Brezovicë, policia jep detaje NULL NULL 21.07.2026 19:38 21.07.2026 19:38 Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Brezovicë. Si pasojë e erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm, lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihet se një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale. Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se si pasojë e këtij rasti nuk ka persona të lënduar. Rrëzimi i lisit ka shkaktuar pengesë të përkohshme në këtë pjesë të rrugës, ndërsa autoritetet kanë intervenuar për largimin e tij dhe normalizimin e qarkullimit.