Lisi bie mbi dy vetura në Brezovicë pas reshjeve të mëdha (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 17:27 21.07.2026 17:27 Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Brezovicë. Si pasojë e erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm, lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihet se një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar probleme edhe në disa komuna të tjera të vendit. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka arritur të sigurojë konfirmim zyrtar për rastin.