Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmija refuzon perimet? Këto janë truket që po përdorin prindërit

NULL NULL
21.07.2026 13:34

Me fillimin e pushimeve verore, shumë prindër përballen me të njëjtën sfidë në tryezën e ushqimit – fëmijët që refuzojnë të hanë perime apo ushqime të reja.

Ekspertët dhe prindërit ndajnë disa këshilla praktike se si vaktet mund të bëhen më të këndshme dhe pa debate të vazhdueshme me fëmijët.

Ndryshoni mënyrën e servirjes së perimeve

Shpesh problemi nuk është vetë perimja, por mënyra se si ajo ofrohet. Disa prindër tregojnë se fëmijët pranojnë më lehtë perimet kur ato përgatiten në forma më tërheqëse, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një nënë nga Londra tregon se përgatit “kroketa” me perime për fëmijët e saj, ndërsa bishtajat, lulelakra dhe perime të tjera i kombinon me pak gjalpë dhe thërrime buke.

Disa prindër sugjerojnë gjithashtu që perimet të përfshihen në ushqime që fëmijët tashmë i pëlqejnë, si makaronat, salcat apo ushqimet me mish.

Mos i detyroni fëmijët ta përfundojnë pjatën

Një nga këshillat kryesore është të shmanget presioni gjatë ngrënies.

“Kur të jenë të uritur, do të hanë. Nuk i detyroj ta përfundojnë gjithçka, sepse kjo mund të krijojë presion”, thotë një nënë.

Ajo sugjeron që edhe nëse fëmija refuzon një ushqim, ai duhet të vazhdojë të jetë në pjatë, në mënyrë që fëmija të mësohet me praninë e tij.

Strawberries, cucumber, peppers and some crisps in a white snack bowl

Mos hiqni dorë pas provës së parë

Fëmijëve mund t’u duhen disa tentativa para se të mësohen me një ushqim të ri. Sipas disa hulumtimeve, mund të nevojiten deri në 15 prova që një fëmijë të fillojë ta pëlqejë një ushqim.

Prindërit këshillohen të vazhdojnë t’ua ofrojnë ushqimet e reja pa i detyruar, pasi shpesh refuzimi lidhet me ngjyrën, strukturën apo shijen e ushqimit.

Ekspertët thonë se ngrënia selektive është e zakonshme te fëmijët dhe në shumë raste përmirësohet me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse një fëmijë shmang shumë ushqime dhe kjo ndikon në shëndetin e tij, duhet kërkuar këshillë mjekësore.

Getty Images Grandmother and children with group of relatives sitting at dining table enjoying home-cooked meal

Bëjeni ushqimin një aktivitet familjar

Fëmijët mësojnë edhe duke parë prindërit e tyre. Specialistët rekomandojnë që familjet të hanë së bashku dhe fëmijët të shohin të rriturit duke konsumuar të njëjtat ushqime.

Përfshirja e fëmijëve në përgatitjen e ushqimit, zgjedhjen e frutave apo blerjen e produkteve mund t’i bëjë ata më të interesuar për të provuar ushqime të reja.

Një këshillë tjetër është kujdesi me madhësinë e porcioneve.

“Pjatat nuk duhet të jenë të mbushura tej mase, sepse shumë ushqim mund t’i duket fëmijës i frikshëm ose dërrmues”, thonë prindërit.

Kujdes me ushqimet mes vakteve

Snacks-et mund të ndikojnë në oreksin e fëmijëve gjatë vakteve kryesore. Prindërit këshillohen të mos i teprojnë me ushqimet mes vakteve, por të ofrojnë alternativa më të shëndetshme, si fruta apo perime të prera.

Ekspertët theksojnë se gjatë gjashtë javëve të pushimeve verore nuk duhet kërkuar perfeksion, por një ekuilibër i përgjithshëm në ushqimin e fëmijëve, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme