Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anthony Taylor pensionohet nga referimi pas 24 vjetësh

NULL NULL
21.07.2026 17:54

Një epokë e arbitrazhit anglez ka marrë fund.

Pas më shumë se dy dekadash në elitën e futbollit, Anthony Taylor ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi i ndeshjeve, duke mbyllur një karrierë të pasur me sfida në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Arbitri anglez i jep fund një karriere 24-vjeçare, gjatë së cilës u shndërrua në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në futbollin anglez dhe atë evropian.

Taylor e nisi rrugëtimin e tij në kategoritë më të ulëta të futbollit anglez, përpara se në vitin 2010 të promovohej në Premier League, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë karrierës në elitën angleze, ai ndau drejtësinë në 432 ndeshje, duke fituar reputacion për profesionalizmin dhe përvojën e tij.

Përveç angazhimeve në Angli, Taylor drejtoi edhe ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Ndeshja e fundit e karrierës së tij ishte ajo e fazës së 1/8-tës së finales në Botërorin e këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme