U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tragjikisht në Shkup NULL NULL 21.07.2026 17:28 21.07.2026 17:28 Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit tre kosovarëve, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup. Në banesën e fundit u përcollën Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv. Sipas pamjeve nga Klan Kosova, numër i madh i qytetarëve morën pjesë në varrimin e tre mërgimtarëve. Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës./Klankosova.tv Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri