Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

NULL NULL
21.07.2026 08:54

Një person i privuar nga liria është larguar gjatë kohës sa po merrte trajtim mjekësor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 11:37.

I dyshuari, një mashkull kosovar i cili ishte i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor, por gjatë kësaj kohe është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Klankosova.tv

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rast, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.

ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë / 20.07.2026 – 11:37. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

lajme të ngjashme