Franca kryeson listën, ja kush po viziton më shumë Shqipërinë NULL NULL 21.07.2026 08:31 21.07.2026 08:31 Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Sondazhi, i zhvilluar me 1000 turistë, tregon se pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa. 83% e të intervistuarve janë nga vendet europiane, ndërsa 8% nga Azia, 3% nga Oqeania, 3% nga Amerika e Veriut, 2% nga Amerika e Jugut dhe 1% nga Afrika. Sipas ndarjes sipas shteteve, Franca renditet në vendin e parë, me 17% të turistëve të intervistuar. Në vendin e dytë renditet Italia me 13%, ndërsa Gjermania me 12%. Ndërkohë, 12% e të intervistuarve janë përfshirë në kategorinë “të tjerë”, ku përfshihen turistë nga shtete të ndryshme që kanë pasur një përfaqësim më të vogël në kampionin e sondazhit. Më pas lista vijon me: Mbretëria e Bashkuar – 8% Polonia – 6% Holanda – 4% Spanja, Turqia dhe Australia – 3% Belgjika, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Republika Çeke – 2% Ukraina, Lituania, Kanadaja, Arabia Saudite, Austria, Brazili, Estonia dhe Zvicra – 1%. /Euronews.al