Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rodri lojtari më i mirë i Botërorit

NULL NULL
20.07.2026 01:05

Përveç trofeut të Kupës së Botës, Spanja dominoi edhe në ndarjen e çmimeve individuale të turneut.

Rodri u shpall Lojtari më i mirë i Botërorit, ndërsa Pau Cubarsi fitoi çmimin si Lojtari më i mirë i ri, falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, transmeton Klankosova.tv.

Çmimi për portierin më të mirë i takoi Unai Simónit, i cili ishte vendimtar në rrugëtimin e Spanjës drejt titullit botëror.

Ndërkohë, Kylian Mbappé fitoi Këpucën e Artë, pasi e mbylli Botërorin si golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Në këtë mënyrë, Spanja fitoi tre nga katër çmimet kryesore individuale, duke vulosur dominimin e saj në Botërorin 2026.

lajme të ngjashme