Aksident zinxhiror në Gllaviqicë të Pejës, lëndohen dy persona NULL NULL 20.07.2026 19:40 20.07.2026 19:40 Një aksident mes tri automjeteve është regjistruar këtë të hënë në Gllaviqicë të Pejës. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se në këtë aksident dy person pësuan lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit të Pejës. Megjithatë, bëhet e ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.