“Disa njerëz i tmerron kthimi i liderëve të UÇK-së në Kosovë” (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 19:34 20.07.2026 19:34 “Disa njerëz i tmerron kthimi i liderëve të UÇK-së në Kosovë” (VIDEO) Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se disa zëra publikë, sipas saj, janë të shqetësuar nga mundësia e kthimit në Kosovë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu ka thënë se personat që sot kritikojnë dhe kontestojnë vlerat e UÇK-së, sipas saj, kanë ndjekur të njëjtën qasje edhe në të kaluarën. Pikërisht këta njerëz të cilët sot ose këta zëra të cilët sot po flasin dhe po atakohen e po mohojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pikërisht ata zëra që nga përfundimi i luftës e deri te shkuarja ose dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit nuk janë ndal duke e kontestuar vlerën e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës dhe duke tentuar me e njollos vlerat e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës dhe përfaqësues të Ushtrisë Çrimtare të Kosovës”, ka deklaruar Musliu. Ajo ka thënë se kjo nuk është një situatë e re, por siç tha, vazhdimësi e një qasjeje të mëhershme. Dhe njëherë, po them që nuk është rastësi, nuk është risi, është vazhdimësi dhe konsistencë e atyre njerëzve tani kur e shohin që është më afër se kurrë kthimi triumfalist i tyre në Kosovë dhe i tmerron disa, unë e them kështu me bindje të plotë, disa i tmerron kthimi triumfalist i liderëve të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, pa dallim qoftë i Hashim Thaçit, qoftë i Kadri Veselit, Rexhep Selimit Jakup Krasniqit, sepse në një farë aspekti e mbyll një portë të madhe që ata e kanë hap të propagandës, të shpifjeve, të mllefit që kanë shfry të urrejtjes që e kanë ndjellë dhe e mbyll atë portë përfundimisht”, është shprehur deputetja e PDK-së.