Tragjedia në RMV ku vdiqën tre kosovarët, çka dihet deri më tani? NULL NULL 20.07.2026 07:12 20.07.2026 07:12 Tre kosovarë e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Viktimat janë Ejup dhe Fatmira Tërnava, si dhe Xheneta Shabani. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, ku u gjet edhe automjeti i tyre i përmbysur i tipit Mercedes, me targa gjermane. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e RMV-së, transmeton Klankosova.tv. “Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në njoftim. MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit./Klankosova.tv E konfirmon MPB: Tre kosovarët gjenden të vdekur në Mercedesin e përmbysur