Pamje nga vendi ku dyshohet se humbën jetën kosovarët e zhdukur në Shkup NULL NULL 20.07.2026 00:49 20.07.2026 00:49 Screenshot Tre kosovarët e zhdukur në Shkup raportohet se kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti. Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, vetura me targa gjermane është gjetur pranë lumit Lepenc, derisa edhe gazetarja Fatime Koka ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes Klankosova.tv ka kontaktuar sërish me familjarët për të kuptuar nëse kanë informacione rreth rastit, por të njëjtit thanë se janë informuar në media për tragjedinë e mundshme. Ata shtuan se të afërm të të zhdukurve janë nisur nga Kosova drejt vendit të ngjarjes. Po ashtu, redaksia ka nisur pyetje sërish drejt ambasadës atje por edhe MPB-së për informacione shtesë pasi s’ka ende konfirmim zyrtar për vdekjen e shtetasve nga Kosova. Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar rreth rastit. Alsat: Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën