Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alsat: Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

NULL NULL
20.07.2026 00:07

Tre kosovarët që ishin raportuar të zhdukur në Shkup dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Kështu raporton Alsat e cila ka publikuar edhe pamje të një automjeti me targa gjermane që dyshohet se lidhet me rastin.

Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në drejtim të Ambasadës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin.

Tre personat nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, ishin raportuar të zhdukur pasi humbën kontaktin pas daljes nga Aeroporti i Shkupit.

No description available.

lajme të ngjashme