Torres: Prania e Messit na krijoi nervozizëm NULL NULL 20.07.2026 01:12 20.07.2026 01:12 Heroi i finales së Kupës së Botës, Ferran Torres, pranoi se prania e Lionel Messit i shtoi presionin Spanjës, por theksoi se skuadra nuk hoqi dorë nga stili i saj i lojës. “Në fund të fundit, kur përballë ke Messin, normalisht që ndien njëfarë nervozizmi. Por ne gjithmonë përpiqemi të luajmë lojën tonë”, deklaroi Torres, transmeton Klankosova.tv. Spanja u shpall kampione e botës pasi mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 pas vazhdimeve, falë golit të Torresit në minutën e 107-të, që i siguroi spanjollëve titullin botëror.