Moti sot: Paradite kryesisht me diell, pasdite reshje lokale shiu dhe bubullima NULL NULL 20.07.2026 06:57 20.07.2026 06:57 Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të Kosovës, por gjatë orëve të pasdites pritet ndryshim i kushteve atmosferike. Në disa zona të vendit parashikohen vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius. “Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 2 deri në 8 metra në sekondë. Gjatë zhvillimit të vranësirave mund të ketë përforcime të përkohshme të erës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Paraditja do të karakterizohet nga mot me diell, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa pjesë të vendit.