Messi në lot ndërsa Spanja në festë NULL NULL 20.07.2026 00:57 20.07.2026 00:57 Lionel Messi nuk arriti ta mbrojë titullin botëror, por u largua nga fusha mes duartrokitjeve të tifozëve argjentinas. 39-vjeçari ishte dukshëm i prekur emocionalisht, ndërsa përshëndeste për herë të fundit me tifozë argjentinas, transmeton Klankosova.tv. Më pas, futbollistët e Argjentinës u ngjitën në podium për të marrë medaljet e argjendta, pas një tjetër turneu të suksesshëm. Edhe pse nuk arritën ta ruanin titullin e fituar katër vite më parë, skuadra e Lionel Scalonit e mbylli Botërorin si nënkampione e botës. Finalja e Kupës së Botës 2026 u mbyll me emocione të mëdha, teksa Spanja u shpall kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në vazhdime.