Xhamat e thyer në kompleksin banesor në Emshir, rrezikojnë sigurinë e fëmijëve NULL NULL 04.08.2025 10:36 04.08.2025 10:36 Xhama të thyer në një banesë në Emshir Zjarri në janar të këtij viti në një kompleks banesor në Emshir, detyroi zjarrfikësit të thyejnë xhamat e kësaj banese. Muaj më pas, këto dritare mbesin të parregulluara, e banorët ankohen për rrezikshmërinë që po ua sjell një situatë e tillë, transmeton Klankosova.tv. Mirlind Kasumaj, banor i këtij kompleksi, tregoi në mënyrë kronologjike se si rrodhi e gjithë ngjarja. “Më datën 16 janar, në garazhet tona ka ndodhur djegia e disa veturave, ku tymi ka kapluar njësitë banesore, garazhet, gjithashtu edhe komunikimin vertikal. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, kanë intervenuar duke thyer disa xhama këtu, ku jemi në pajtim të plotë, pasi punën e kanë pasur ashtu. Xhamat kanë mbetur të thyer, pas disa muajve ne kemi shtruar kërkesë në komunën e Prishtinës për vendosjen e xhamave, ku kemi hasur në vesh të shurdhër”, tha ai për emisionin “Fol me Arin”. Kasumaj thotë se kjo dukuri është shqetësuese, pasi po rrezikohen fëmijët që luajnë në ambiente të jashtme.