“La Roja” fiton Kupën e Botës – thyen rekordin historik të Argjentinës dhe Italisë! NULL NULL 20.07.2026 00:30 20.07.2026 00:30 Kombëtarja e Spanjës ka hyrë në histori, pasi mposhti Argjentinën me rezultat minimal 1-0 në finalen e Kupës së Botës 2026, duke fituar përherë të dytë trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. Me këtë triumf, “La Roja” jo vetëm që u shpall kampione e botës, porvendosi edhe një rekord të ri historik në futbollin e kombëtareve, duke e çuar serinë e saj në 38 ndeshje radhazi pa humbje, transmeton Klankosova.tv.. Spanja la pas rekordin prej 37 ndeshjesh pa humbje, që deri më tani mbahej ngaItalia dhe Argjentina, duke u bërë kombëtarja me ecurinë më të gjatëpa disfatë në historinë e futbollit të meshkujve. Gjatë gjithë turneut, Spanja u dallua për organizimin taktik, kontrolline lojës dhe një mbrojtje pothuajse të pakalueshme. Në rrugën drejttrofeut eliminoi Portugalinë, Belgjikën, Francën dhe në fund Argjentinën, duke konfirmuar se ishte skuadra më e fortë e këtijBotërori. Ky është titulli i dytë botëror për Spanjën, pas suksesit historik nëvitin 2010, ndërsa brezi aktual e ka rikthyer “La Rojën” në fronin e futbollit botëror.