Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Notat e lojtarëve, Spanjë 1-0 Argjentinë

NULL NULL
20.07.2026 00:26

Pas përfundimit të finales së Kupës së Botës 2026, janë publikuar edhe notat e futbollistëve për paraqitjet e tyre në ndeshjen vendimtare.

Te “La Roja”, Rodri ishte lojtari më i vlerësuar me notën 8.5, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në mesfushë, transmeton Klankosova.tv..

Pas tij u rendit mbrojtësi Pau Cubarsí me notën 8.2, ndërsa paraqitje të mira regjistruan edhe Lamine Yamal (7.3), Pedro Porro (7.1), Aymeric Laporte (7.0) dhe Dani Olmo (7.0) sipas SofaScore.

Në anën tjetër, pavarësisht humbjes së Argjentinës, portieri Emiliano Martínez ishte lojtari më i vlerësuar i finales me notën 9.6 falë pritjeve të shumta.

Lionel Messi u vlerësua me notën 7.2, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës argjentinase mori kryesisht nota mesatare.

Paraqitjen më zhgënjyese e pati Enzo Fernandez, i cili u vlerësua vetëm me notën 5.9.

lajme të ngjashme