Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona NULL NULL 31.01.2026 16:59 31.01.2026 16:59 Pamjet: Screenshot / Kosovapress Të shtunën, në orët e pasdites, në Vranjevc të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku tre vetë kanë pësuar lëndime, por jo nga të shtënat, njofton Klankosova.tv. Nga Policia kanë thënë se ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai tha se bazuar në të dhënat fillestare, nga ky rast janë të lënduar 3 persona, por jo nga arma e zjarrit. Pllana tha se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. /Klankosova.tv Dyshohet për të shtëna armësh në “Kodër të Trimave”