Shquhej për lojën në futboll, vdes i moshuari nga Drenica NULL NULL 15.10.2024 14:42 15.10.2024 14:42 Shquhej për lojën në futboll, vdes i moshuari nga Drenica Ka vdekur Arif Neziri, burri nga Prekazi i Epërm. Lajmin për vdekjen e tij e dha fotografi, Sefer Aliqkaj. Ai shquhej për lojën e tij në futboll. Ndonëse s’arriti të bëhej futbollisti profesionist, i moshuari nuk e ndaloi asnjëherë pasionin për sportin e bukur. Neziri, shpesh kalonte kohën e tij duke luajtur futboll me nipat e tij. Lidhur me aktivitetin sportiv asokohe të 74 vjeçarit, Klan Kosova kishte realizuar kronikë në vitin 2020-të.