“Shpejt çuna”, pamje nga arrestimi i Flodian Plakut – dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja (VIDEO) NULL NULL 04.08.2025 12:04 04.08.2025 12:04 Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut. Ai dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Në pamjet e publikuara nga operacioni i koduar “Eterna”, u arrestuan edhe katër persona të tjerë që ndihmuan në strehimin e tij. “Gjatë operacionit u kap shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, Flodian Plaku, i cili në momentin e ndalimit ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje”, thuhet në njoftim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – dy armë zjarri pistoletë, – municion luftarak, – 25 000 euro cash, – 7 celularë.