Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Beogradit Festivali “Mirëdita dobar dan” në Kosovë

NULL NULL
07.09.2015 12:11

Pasi që skena kulturore dhe artistike kosovare u prezantua në Serbi në kuadër të festivalit “Mirëdita dobar dan”, ky festival do të vazhdojë edhe në Kosovë gjatë javës së Filmit të Bekim Fehmiut.

Aktiviteti java e filmit Bekim Fehmiu, do të organizohet për nder të aktorit shqiptar me famë botërore.

Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 06 – 10 Tetor 2015, në dy qytete Prishtinë dhe Prizren.

Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu:“Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.

Ngjarja do ta ketë hapjen në kinemanë e ABC në Prishtinë, duke filluar me 6 Tetor.

lajme të ngjashme