Murati shënjestron ish-opozitën për dështimin e Qeverisë “Kurti 3” (VIDEO) NULL NULL 26.10.2025 12:36 26.10.2025 12:36 Hekuran Murati Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për dështimin e formimit të Qeverisë “Kurti 3”, fajtore la ish-opozitën. Sipas tij, ish-opozita ka vendosur të barrikadohet dhe sipas tij, partitë opozitare vendosën në bazë të inatit, dhe jo në të mirë të shtetit, transmeton Klankosova.tv. “Seanca për formimin e qeverisë, që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra pas zgjedhjeve të rregullta, ka një kohë të gjatë prej 9 shkurtit deri më tani, dhe kryesisht me zvarritje të shkaktuara dhe bllokada të shkaktuara, gjë që e pamë edhe sot”, u shpreh ai. “Ne nuk kemi qenë asnjëherë bllokuesit e afateve ligjore”, shtoi tutje ai.