Liga e Kombeve, fitojnë Franca e Gjermania NULL NULL 14.10.2024 23:25 14.10.2024 23:25 Sonte u zhvilluan disa ndeshje të Ligës së Kombeve ku nuk është se pati edhe shumë befasi. Në Ligën A, Franca mundi Belgjikën në transfertë, 1:2, ndërkaq Gjermania Holandën, 1:0. Italia fitoi bindshëm ndaj Izraelit, 4:1, teksa Hungaria ngadhënjeu ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, 0:2. Në Ligën B të Kombeve, Shqipëria fitoi ndaj Gjeorgjisë, 0:1, Turqia ndaj Islandës, 2:4, Uellsi ndaj Malit të Zi, 1:0, teksa Ukraina dhe Republika Çeke u ndanë baras, 1:1. Në Ligën C të Kombeve, Sllovakia dhe Suedia shënuan fitore ndaj Azerbejxhanit, 1:3, respektivisht ndaj Estonisë, 0:3.