Kollitjen trajtojeni me mjaltë, mos përdorni shpesh antibiotikë NULL NULL 23.08.2018 18:00 23.08.2018 18:00 Mjalta dhe ilaçet popullore do të duhej të jenë linja e parë e tretmanëve për kollitjet tek shumica e njerëzve, thuhet në rekomandimet e reja. Antibiotikët për trajtimin e kollitjes do të duhej të përshkruhen rrallë nga mjekët, kjo ngaqë në shumicën e rasteve ndikojnë pak në uljen e simptomave. Në shumicën e rasteve kollitja përmirësohet vetë brenda dy apo tre javësh. Rekomandimet e mjekëve përfshijnë përdorimin e mjaltës, çajërave apo tretmane që s’janë farmaceutike. Mbi përdorimi i antibiotikëve bën më të vështirë luftimin e infeksioneve, duke krijuar super-baktere resistente.