Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaliforni: Fillon gara e skulpturave të rërës

NULL NULL
06.09.2015 20:10

Në San Diego të Kalifornisë ka nisur kompeticioni më i rëndësishëm i vitit, sfida e skulpturave të rërës, një event që zgjat për 4 ditë me rradhë.

11 mjeshtra të skulpturës nga shtete të ndryshme të SHBA-ve por edhe Rusia, Italia, Hollanda dhe Kanadaja, kanë krijuar veprat e tyre të artit dhe tashmë i kanë ekspozuar për publikun dhe kuriozët.

“Mund të them që tani ata janë të lodhur. Kanë punuar skulpturat me gati 30 mijë kg rërë, të kompresuar. Siç mund të shihni, janë skulptura që arrijnë edhe deri në 10 metra të larta. Janë skultuptura të mrekullueshme, do të ishte shumë bukur të qëndronin këtu përgjithmonë” tha Rusty Croft, zyrtari i garës së skulpturave në rërë.

Organizatorët thanë se i kanë siguruar garuesve 300 ton rërë, kështu sipas Oranews, dhe sipas përllogaritjeve disa nga skulpturat mund të peshojnë diku rreth 10 tom.
Tema e këtij viti për garën e mjeshtrave kanë qënë Lojrat Olimpike Rio 2016 ndërsa çmimi i madh është 5 mijë dollarë për fituesin e skulpturës më të mirë.

U.S.-Sand-Sculpting-Competition-2015-30

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-30aa

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-24

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-12

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-9

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-8

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-7

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-6

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-4

U.S.-Sand-Sculpting-Challenge-2015-10-655x356

 

lajme të ngjashme