Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili takon drejtorët e klinikave, kërkon kujdes të shtuar për pacientët

NULL NULL
22.08.2018 14:57

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai kërkoi nga drejtorët e klinikave që të shtohet kujdesi dhe komunikimi i mirë  ndaj pacientëve.

“ Duhet të shtohet kujdesi dhe komunikimi më i mirë i stafit  ndaj pacientëve, kërkoj nga ana juaj të merrni përgjegjësi dhe zotësi, kemi shprehë vullnet dhe gatishmëri, kërkoj më shumë zotësi nga ana juaj, jam aleat i juve, do të punoj me juve, kemi hapësirë, intelekt  dhe pjekuri që të punojmë  bashkërisht”.

Ministri, ceku disa prej investimeve që janë bërë dhe që janë në procedurë të realizimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë furnizimin me shtretër të ri , uniforma dhe çarçafë për klinikat e QKUK-së, pastaj renovimin e emergjencës së vjetër dhe furnizimi me pajisje për këtë klinikë.

Sipas tij, po punohet që të krijohen barnatoret nëpër repartet dhe klinikat e QKUK-së, në mënyrë që furnizimi të jetë më i mirë dhe të ketë mbikëqyrje më të mirë.  Poashtu, po punohet në çështjen e brendimit, ku përfshihen informatat e përgjithshme  me shenjat orientuese për klinikat dhe shërbimet që ofrohen.

Ministri i Shëndetësisë dëgjoi kërkesat e drejtorëve të klinikave për nevojën që kanë klinikat për investime, duke premtuar se do të angazhohet maksimalisht që investimet të jetësohen.

Naser Ramadani, kryesues i Bordit të SHSKUK-së, tha se Bordi Drejtues,  në mbledhjet e rregullta ka filluar të ftojë për raportim edhe drejtorët e klinikave, me qëllim që për së afërmi të njoftohet me gjendjen, me theks të veçantë të punohet për reduktim të listës së pritjes së pacientëve.

Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së,  informoi drejtorët e klinikave se ambulancat specialistike të ortopedisë dhe fiziatrisë  kanë filluar punën në objektin e ri me kushte dhe infrastrukturë moderne dhe shpejtë pritet  të fillojnë punën edhe ambulancat tjera, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme