Gjeneral Jashari e pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë, premtohet thellim i bashkëpunimit me FSK-në NULL NULL 03.10.2025 14:43 03.10.2025 14:43 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë, Gjeneral Selçuk Bayraktaroglun. Gjeneral Jashari e uroi Bayraktaroglun për emërimin e tij në këtë pozitë, teksa bëhet e ditur se të dy folën për bashkëpunimin e deritanishëm në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë. Gjatë takimit, sipas njoftimit, të dy gjeneralët folën edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. “Gjithashtu Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Gjeneralin Bayraktaroğlu për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë forcës sonë në ngritjen e kapaciteteve profesionale”. “Nga ana e tij, Shefi i Mbrojtjes së Turqisë rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftim u tha se të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdimin e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.