Foleja e hapur iu pret në Teatrin Oda NULL NULL 07.09.2015 10:45 07.09.2015 10:45 Edicioni i parë i Festivalit Hapu është një nga festivalet e artit në hapësirë publike që do të mbahet deri më 12 shtator në kryeqytet. Arti në hapësirë publike nuk është i zhvilluar në Kosovë por as në rajonin e Ballkanit dhe në nivelin e punës kualitative dhe të shumëllojshme në qasje është pothuajse jo ekzistent. Megjithatë Foleja e Hapur program ky i mbrëmjeve në Teatrin Oda do të jetë pikëtakimi i netëve të festivalit, njofton Klan Kosova. Me ‘’HAPU’’ që si emër që konsiston prej dy shkronjave të para të HApësirë dhe PUblike synohet që të hapet një dimension tjetër i Hapësirës Publike duke prezantuar punë artistike kualitative për publikun. Kështu në kuadër të këtij programi këtë të hënë ju mund të shijoni lojën Shqipëri – Portugali në ekran të madh duke filluar nga ora 20:45 ku së bashku tifozë, artistë dhe publiku i Festivalit mund t’i ndjekin emocionet e e Shqipërisë para kualifikimit për Euro 2016, dhe pas lojës: duke filluar nga ora 22:30, Edona Reshitaj dhe grupi i saj përcjellin atmosferë të tingujve dhe zërit të mahnitshëm, transmeton Klan Kosova.