Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe pse nuk do të ndajë drejtësinë në Kupën e Botës, FIFA do t’i paguajë çdo cent

NULL NULL
14.06.2026 16:20

Gjyqtari somalez Omar Artan do të përfitojë kompensimin e plotë financiar të parashikuar nga FIFA për Kupën e Botës 2026, pavarësisht se nuk do të ketë mundësinë të ndajë drejtësinë në ndeshjet e turneut pas refuzimit të hyrjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Artan u ndalua nga autoritetet amerikane të emigracionit sapo mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Arbitri somalez iu nënshtrua një procesi të gjatë verifikimi, i cili zgjati rreth 11 orë, përpara se autoritetet të merrnin vendimin për t’ia ndaluar hyrjen në territorin amerikan.

Zyrtarët amerikanë nuk e pranuan pasaportën diplomatike të tij dhe as vizën amerikane me hyrje të vetme, duke e lënë jashtë kompeticionit më të madh futbollistik në botë.

BBC Sport raporton se organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, do ta kompensojë Artanin me shumën e plotë të parashikuar për gjyqtarët e përfshirë në turne, transmeton Klankosova.tv.

Kjo për shkak se pagesat për arbitrat realizohen vetëm pas përfundimit të kampionatit, ndërsa kontrata e tij vazhdon të mbetet e vlefshme pavarësisht pamundësisë për të qenë prezent në ndeshje.

Ai është vlerësuar gjerësisht për paraqitjet e tij në garat ndërkombëtare dhe në vitin 2025 u shpall “Gjyqtari i Vitit” nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF).

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e disa prej kompeticioneve më prestigjioze në botën e futbollit, duke gjykuar në Kupën e Botës U-20 në Kili, Kupën e Kombeve të Afrikës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të CAF-it.

Artan është përzgjedhur nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Aston Villa, e cila do të zhvillohet më 12 gusht në Salzburg.

Ndërkohë, vetë arbitri ka bërë të qartë se nuk e sheh këtë episod si fundin e ëndrrës së tij për të qenë pjesë e Kupës së Botës.

Ai ka deklaruar se objektivi kryesor mbetet pjesëmarrja në Botërorin e vitit 2030, ku shpreson të përfaqësojë sërish futbollin afrikan në skenën më të madhe ndërkombëtare.

lajme të ngjashme