Holanda e pathyeshme në 90 minuta që nga viti 2006 NULL NULL 14.06.2026 17:57 14.06.2026 17:57 Kombëtarja e Holandës vazhdon të mbajë një statistikë të jashtëzakonshme në Kupat e Botës. “Tulipanët”, nuk kanë pësuar asnjë humbje brenda 90 minutave të rregullta në një Botëror që nga viti 2006. Në Kupën e Botës 2022, Holanda u eliminua në çerekfinale nga Argjentina vetëm pas penalltive, ndërsa në edicionin e vitit 2014 u ndal sërish nga argjentinasit në gjysmëfinale, po ashtu pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. Ndërkohë, në vitin 2018 holandezët nuk arritën të kualifikoheshin për turneun. Humbja e fundit e Holandës brenda kohës së rregullt në një Kampionat Botëror daton më 25 qershor 2006, kur u mposht 1:0 nga Portugalia në fazën e 1/8 së finales. Edhe finalja e vitit 2010 ndaj Spanjës u vendos vetëm pas kohës shtesë, duke e bërë këtë seri edhe më të veçantë për përfaqësuesen portokalli.