Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtuni kritikon hezitimin e Qeverisë për gazin amerikan: Duhet të ketë diçka politike (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2026 18:24
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë, Ardian Shtuni.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë, Ardian Shtuni, ka komentuar sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova çështjen e projektit amerikan të gazit dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj iniciative.

Shtuni tha se hezitimi i Qeverisë së Kosovës ndaj projekteve të tilla nuk është i ri, duke kujtuar një ofertë të mëhershme nga MCC.

 “Më duket që është një qasje e vazhdueshme nga qeveria e z.Kurti. E mbaj mend që prej vitit 2021 ka qenë një ofertë nga Millennium Challenge Corporation (MCC), u ofruan, nëse nuk gaboj, rreth 200 milionë dollarë grante, pikërisht për një projekt të ngjashëm dhe prapë ishte i njëjti hezitim dhe nuk u bë asgjë me ato para dhe me atë mundësi. Këtu po flasim për një mundësi strategjike për t’u afruar edhe më tepër me aleatin dhe partnerin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk arrin të kuptojë arsyet e hezitimit ndaj një projekti që, sipas tij, është me rëndësi të madhe për Kosovën.

“Unë realisht vazhdoj të mos arrij ta kuptoj hezitimin që po tregohet ndaj një projekti i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një vend nevojtar si Kosova. Nuk mund ta justifikoj dhe ta kuptoj ose ta shpjegoj në një mënyrë objektive këtë lloj llastimi, do të thoja. Por më duket se është më shumë sesa llastim, sepse llastimi ka të bëjë me diçka më sipërfaqësore, kjo mua më duket sikur është diçka më politike, sepse nuk është diçka e izoluar, nuk ndodhi vetëm një here. kjo po ndodh në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, përfitimet nga ky projekt janë të shumta dhe shtrihen përtej aspektit ekonomik.

“Unë i shikoj të mirat dhe nuk i shikoj të këqijat. I shikoj të gjitha të mirat që sjell një bashkim me këtë lloj projekti. Aprovimi i këtij projekti do të sillte të mira ekonomike, por edhe strategjike në planin afatgjatë, si për sigurinë kombëtare të Kosovës ashtu edhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

Shtuni ngriti pyetje edhe për mungesën e sqarimeve publike nga ana e Qeverisë në detyrë lidhur me rezervat që mund të ketë për këtë projekt.

“Atëherë, pse duhet të hezitohet kur janë të gjitha këto të mira? Kush është ajo frika ose kush janë ata elementë që e bëjnë këtë kryeministët apo qeverinë e tij të hezitojnë? Pse nuk i artikulon dhe nuk i komunikon qartë se cilat janë shqetësimet e tij në lidhje me këtë projekt?”, tha ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se projekti është pjesë e një infrastrukture rajonale, nga e cila kanë përfituar ose janë përfshirë edhe vende të tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

“Projekti ka tri opsione të ndryshme për t’u lidhur me këtë infrastrukture dhe janë të gjitha vendet e rajonit janë të integruara. Nuk është diçka që po i ofrohet vetëm Kosovës, është një infrastrukturë që i është ofruar komplet rajonit dhe ka vende të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Kosova dhe e shikojnë benefitin”, tha ai.

Në fund, Shtuni përsëriti bindjen e tij se hezitimi ndaj këtij projekti nuk mund të shpjegohet vetëm me argumente ekonomike dhe deklaroi se duhet të ketë diçka politike.

“Prandaj them se këtu duhet të ketë diçka politike, sepse nuk e shikoj dot më aspektin objektiv ekonomik apo në ndonjë mënyrë tjetër se çfarë mund ta shqetësojë kryeministrin që të hezitojë në një rast të tillë, kur Kosova është më nevojtarja sa i përketë  burimeve të energjisë në Ballkan dhe mos të them në Evropë”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme