Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, alarmohen banorët NULL NULL 14.06.2026 19:57 14.06.2026 19:57 Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave. Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth. Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikësit për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit./TCh