Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në kuvendin e ri (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 20:40 14.06.2026 20:40 Katër ministritë e reja të formuara në kuadër të qeverisë “Kurti 3” kanë mbetur pa buxhet, pasi rishikimi i tij nuk është realizuar ende për shkak të moskonstituimit të institucioneve të reja. Sipas ekspertëve, mungesa e buxhetit po e bën të vështirë funksionimin e këtyre ministrive dhe realizimin e projekteve të tyre. Hulumtuesi në IKD, Melos Kolshi, thotë se pa buxhet të dedikuar, puna e ministrive bëhet e pamundur, ndërsa rishikimi i buxhetit mbetet instrument kyç për rishpërndarjen e fondeve. Nga kjo situatë po preken edhe komunat, të cilat nuk po mund të marrin miratimet financiare nga Ministria e Financave. Për më shumë ndiqeni kronikën: