E trishtë: Nesër varroset Albian Osmanaj, i riu që u vra në Kobaj të Prizrenit NULL NULL 14.06.2026 22:30 14.06.2026 22:30 A. Osmanaj Nesër do të varroset Albian Osmanaj, i riu që humbi jetën pasi u ther për vdekje në fshatin Kobaj të Prizrenit. Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit të hënën, pas namazit të Ikindisë, raporton Klankosova.tv. Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë). Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë.”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.